Bademi është burim i vitaminave dhe i mineraleve

BADEMI – VLERA USHQYESE E TIJ

Bademi përmban 54 për qind yndyrë, 19 për qind proteina dhe 20 për qind karbohidrate.

Sikurse edhe frutat e tjera me lëvozhgë të fortë, përmbajnë sasi të lartë të mikromineraleve dhe vitaminave.

Në 100 gramë badem, i hasim këto minerale dhe vitamina: 140 për qind të sasisë ditore të manganit, 75 për qind magnez, 60 për qind bakër, 50 për qind fosfor, 130 për qind vitamina E, 51 për qind vitamina B2. Sipas traditës popullore, bademi është i preferuar për shtatzënat dhe kundër të vjellave. U ndihmon femrave që ndihen keq gjatë ciklit menstrual.