Bahtiri: Do të kërkoj staf mësimor vullnetarë nëse greva nuk ndërpritet të hënën

0
223
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka ftuar mësimdhënësit të ndalin grevën dhe që nga e hëna të fillojnë procesin mësimor.
Ai përmes Facebook ka thënë se nëse procesi mësimor nuk do të fillojë të hënën, kjo komunë do të kërkojë staf mësimor vullnetar për të mbajtur mësim.
“I ftoj mësimdhënësit që ta rishikojnë formën e kërkesës së tyre për rritje të pagave, në mënyrë që t’i japin fund grevës dhe t’ia fillojnë punës që nga e hëna. Nëse greva nuk ndërprehet dhe nxënësit vazhdojnë të humbasin orët mësimore, Komuna e Mitrovicës do të kërkoj staf mësimor vullnetar për ta mbajtur mësimin në shkolla. Të gjithë jemi dëshmitar se edhe gjatë kohës së okupimit dhe masave të dhunshme nga pushtuesi serb shkollat kanë punuar, prandaj mësimi duhet të vazhdojë”, ka shkruar Bahtiri.