Gjendet një trup i pajetë në Pejë

Gjatë ditës së djeshme në Pejë, në rrugën Zahir Pajaziti është gjetur pa shenja jetë një mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.