Bajqinovci flet pas djegies së veturës

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas incidentit të zjarrit që shpërtheu në veturën e tij, transmeton Fokusi.info.

Bajqinovci tha se ngjarja ndodhi menjëherë pasi ai kishte ndezur veturën.

Ai theksoi se për fat të mirë para se të shpërthenin flakët arriti të dal nga vetura.

“Sonte rreth orës 18:30 më është djegur vetura dhe kjo ka ndodhur menjëherë pas ndezjes,për fat të mirë para se të merr flakë automjeti, kam arritur të dal”.

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje i ka falënderuar policinë dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen.

“I falenderoj policinë dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen”.