Dardan Molliqaj: Vetëvendosjes tash e tutje do t’i përgjigjemi në Kuvend

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se deri në shtatorin e këtij viti ky subjekt politik do të ketë shtrirje në çdo qytet e fshat të vendit.
Në Zona B të Klan Kosova, ai ka folur edhe përplasjet me ish subjektin – Vetëvendosjes dhe një qasje të sjelljes së ndërsjellë.
“Nuk kam parë kritika nga ta, për fatin e keq tonë ka qenë një orkestrim nga ish partia ku kemi vepruar për vite të tëra. Ka pasë shpifje, ofendime e çfarë jo, përveçse kritikë. Vendimi ynë ka qenë që një gjë e tillë të anashkalohet. Njerëzit na thonë se kemi bërë mirë që s’jemi lëshuar në atë nivel; në sulmet pa bazë e pa fakte”, ka thënë Molliqaj, njofton Klan Kosova.
“Nga fillimi i këtij viti nëse do të ketë tendencë të tillë përgjigjet do t’i marrin në Kuvendin e  Kosovës,  nuk do të ikim për asnjë temë, prej kush ka  qenë në SHIK e për çfarëdo. Jo me spekulime, por me dëshmi”.
“Meqenëse ata [Vetëvendosje] edhe në vitin e dytë po duan ta vazhdojnë avazin e vjetër do të marrin përgjigje dhe opinioni do ta sheh se cila është e vërteta”.