Bajqinovci i VV-së: Në banesë ngrohem me një nxemëse me tre tela, paguaj 40 euro faturë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka treguar se në banesën e tij ngrohet me një nxemje të vogël.

Bajqinovci ka thënë se në banesë nuk ka nxemje qendrore, por që ngrohet me një ngrohëse “me tre tela”.

“Unë për vete paguaj diku 40 euro në muaj edhe unë nxehem me një nxemje të vogël në banesë. Unë i kam aty rreth 700kwh. Nuk kam nxemje qendrore në banesë, një ngrohëse të vogël me tre tela”, tha Bajqinovci në “Click” në RTV21.

“Nuk kam tjetër, e kam atë ngrohëse, nuk kam nxemje qendrore”, shtoi Bajqinovci.