Bajram Gecaj: Kushdo që abuzon me besimin e qytetarëve do të përfundojë në harresën e historisë

0
329

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Bajram Gecaj, me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se LDK-ja si parti ka një traditë 30 vjeçare dhe është e kalitur në frymën nacionaliste dhe frymën shtet-formuese.

Gecaj thekson se vazhdimisht janë munduar ta zbehin rolin e Lidhjes Demokratike të Kosovës por nuk ja kanë arritur dhe jemi rikthyer më të fortë se kurrë.

Ai tutje thotë se besimi i marrë në zgjedhje është besim dhe obligim i marrë për të udhëhequr vendin në emër të qytetarëve.

Kushdo që abuzon (eksperimenton) me këtë besim, do të përfundoi atje ku e ka vendin – në harresën e historisë, shkruan Gecaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Anëtarësia dhe votuesit e LDK-së, pos që janë emancipuar, tani e tridhjetë vite radhazi edhe janë kalitur e stërkalitur nën kredon dhe frymën nacionale e shtet-formuese. Janë munduar ta zbehin rolin dhe rëndësinë e lidhjes shumëkush dhe me shumë mjete, përfshirë vrasjet e aktivistëve më të mirë dhe më të devotshëm; por pas secilës betejë jemi rikthyer mu si “feniksi nga hiri” – të fortë dhe shumë të qëndrueshëm. Nuk ja arritën atëherë, dhe nuk do t’ia arrijnë as sot e as kurrë, të gjunjëzojnë idenë e lirisë, pavarësisë e demokracisë, të formësuar dhe të mishëruar thellë në ADN-në e LDK-së! Zgjedhjet nuk janë ideuar si një formë psiko-shkencore e eksperimentimit me vullnetin e popullit, por si besim i dhënë dhe obligim i marre për të udhëhequr vendin në emër dhe për të mirën e qytetarëve. Kushdo që abuzon (eksperimenton) me këtë besim, do te përfundoi atje ku e ka vendin – në harresën e historisë!