Bajram Jakupi vjen me këngën “Veterani i zhgënjyer”

Këngëtari Bajram Jakupi, nga fshati Baks i komunës së Skënderajt, udhëheqës i ansamblit “Drenica”, pas sukseseve në shumë festivale, duke u shpërblyer me vendin e parë, së fundi ka realizuar këngën e tij më të re, shkruan fokusi.info.

Kjo këngë mban titullin “Veterani i zhgënjyer”, tekstin e së cilës e ka bërë Petrit Qerimi, ndërsa muzikën Shaqir Cërvadiku.

Regjinë e këngës e ka bërë Lalushi, ndërsa realizimin shtëpia filmike “Art Lali”./Fokusi.info/