Bajram Mulaku shpallet “Nderi i Qytetit” i Vushtrrisë

Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë sot ka votuar që ish-kryetarit të kësaj komune, Bajram Mulaku, t’ia ndajë çmimin “Nderi i Qytetit”, shkruan Fokusi.info.

Ky titull jepet për personalitete që kanë kontribuar për komunën dhe qytetarët e saj.

Bajram Mulaku kishte shërbyer në krye të Komunës së Vushtrrisë për 10 vite.