Bajrami: Qeveria dhe Bordi i KEK-ut janë bashkë në skandalin e energjisë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se eksperti i energjisë nga Lëvizja Vetëvendosje, vazhdon të jetë drejtor i KEK-ut, ndonëse ndodhet në paraburgim si i dyshuar për tri vepra penale.

Ajo tha se Bordi i Drejtorëve të KEK-ut, e që sipas saj është i partisë në pushtet, nuk e shkarkon e as nuk po e suspendon Krasniqin nga pozita e tij.

Për më tepër, ish-ministrja e Financave shprehet se as ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nuk e shkarkon bordin e KEK-ut.

Kjo po ndodh pasi siç shprehet BAjrami, të gjithë janë bashkë në skandalin e energjisë, transmeton Paparaci. Përndryshe, si shpjegohet e gjithë kjo, thotë ajo.

“- Nagip Krasniqi, eksperit i energjisë i LVV-së, vazhdon me qënë drejtor i KEK-ut edhepse tani në paraburgim i dyshuar për tri vepra penale. – Bordi i KEK-ut i LVV-së nuk e shkarkon as nuk e suspendon Nagip Krasniqin, – Ministrja Rizvanolli/Qeveria nuk e shkarkon Bordin,
Sepse të gjithë janë bashkë në skandalin e energjisë, pëndryshe si shpjegohet kjo singergji në funksion të mbrojtjes së keqes?”, pyeti ajo në Facebook.

“Partia në pushtet është shndërru në mburojë e Naigip Krasniqit i paraburgosur dhe Martin Berishajt nen hetime”, përfundoi ajo.