Iraku përjashton përgjithmonë trupat amerikane nga vendi

Parlamenti irakian ka miratuar një rezolutë për të dëbuar përgjithmonë trupat amerikane nga vendi, raporton BBC.

Vendimi erdhi pasi forcat amerikane vranë një gjeneral iranian. Parlamenti irakian gjithashtu bëri thirrje që të ndalohen fuqitë e huaja të përdorin tokën, hapësirën ajrore ose ujin e Irakut për ndonjë arsye.

SHBA ka rreth 5.000 personel ushtarak në Irak, kryesisht këshilltarë.