Bajrami: Të procedohet sa me parë në Kuvend Ligji i ri për Tatim në Pronë

Qytetarët kanë ngritur shqetësim për rritjen e çmimit të tatimit në pronë.

Disa nga ta fajin po ua hedhin komunave.

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Bajrami, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook ka shkruar se çmimet për qytetarët janë duke u rritur.

Sipas saj, qytetarët duket ta dijnë që komunat nuk e kanë bërë asnjë veprim për rritjen e tatimit në pronë.

Sipas saj, zgjidhje për këtë duhet të ofroj vetëm Ministria e Financave.

Ajo ka kërkuar që sa më parë të procedohet në Kuvend ligji i ri për Tatimin në Pronë.

Postimi i saj i plotë:

Nuk e kanë rrite komunat tatimin në pronë

Në kohën e krizës ekonomike e sociale nëpër të cilën po kalon vendi, qytetarëve u janë rritë vetëm çmimet, nuk ka rritje të pagave, nuk ka rritje të pensioneve, nuk ka rritje e të të hyrave – janë rritë vetëm çmimet.

Mënyra e llogaritjes së tatimit në pronë është paracaktuar sipas Ligjit Nr 06/L-005 për Tatim në Pronë dhe qytetarët duhet ta dinë se komunat në kohën kur po flasim nuk e kanë bërë asnjë veprim për rritjen e tatimit në pronë, por është Ministria e Financave Punës dhe Transfereve e cila sipas Ligjit Nr 06/L-005 për tatimit në pronë, Nenit 18 e ka për obligim që t’i bëj vlerësimet e pronave çdo 3 vjet, vlerësim të cilin se fundi e ka bërë në kushte të këtij inflacioni marramandës dhe ky vlerësim i fundit ka shpier deri të fryrja enrome e faturave të tatimit në pronë e cila me të drejtë ka nxitur reagim qytetarë.

Komunat i kanë normat e njëjta të tatimit sikurse edhe vitin e kaluar, të cilin e përcaktojnë në bazë të Ligjit Nr 06/L-005 për Tatimit në Pronë, Neni 9 i ketij ligji, ju jepë të drejtë komunave caktojnë normat e tatimit në pronë mes minimumit dhe maksimumit që është 0,15% deri 1%. Çka d.m.th. kjo edhe nëse komuna e ka normën minimale që është 0.15% por Ministria e ka vlerësu dysfysh vlerën e pronës suaj, prapë tatimi është dyfishy.

Zgjidhjen duhet ta orfoj Ministria e Financave Punës dhe Transfereve:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve me një vendim të pezulloj vlerësimin e fundit të patundshmërive në vendin tonë, sepse është bërë në kushte të një inflacioni enrom dhe
Ta procedoj sa me parë në Kuvend Ligjin e ri për Tatim në Pronë, i cili është draftu nga grupi punuës që nga tetori 2022, me të cilin duhet të largohet pragu i poshtëm 0.15% dhe të mbetet vetëm pragu i lartë, në mënyrë që të ju lejohet komunave të bëjnë përshtatjen e normave të tatimit sipas rrethanave.
Edhe një herë që dy vite qytetarët tone të vetmën rritje që e kanë përjetuar është ajo e çmimeve, nuk mund të përballojnë tatime me të larta.