Kadaj-Bujupi: Komandant Sylejman Selimi nuk është kriminel lufte

Deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi, përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se Komandant Sylejman Selimi nuk është kriminel lufte.
Ajo ndër të tjera thekson se Sylejman Selimi u gjykua nga EULEX-i në një proces kontravers.
Postimi i plotë në Facebook:
“Komandant Sylejman Selimi nuk është kriminel lufte. Ai është shëmbëlltyra e një rezistence 100 vjeçare. Me armë të gjata mbi krye dhe në një proces kontravers u gjykua nga Eulexi. Sipas fjalëve të disa dëshmitarëve që as fshatrat e tyre nuk i njihnin, ai u dënua me 14 vjet. Praktikat e gjykimeve të tilla kanë treguar se sistemet juridike shterpe kanë nevojë për gjak të freskët. Komandant Selimi nuk mund të jetë kurbani i një therrtoreje të panevojshme”.