Ish-kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Bajrush Morina ka komentuar zhvillimet e fundit në këtë parti.
Ai ka komentuar edhe akuzat drejtuar Arban Abrashit nga bashkë-partiakët e tij se po ndërhyn në procesin zgjedhor dhe po shkakton probleme, shkruan lajmi.net.
Ai është shprehur se nuk beson që Abrashi është ‘organizator i bandave’.
“Hapni rrugë ju “pleqtë e LDK-së, se po vjen Arbani me “ushtarët” e rinj të LDK-së”, ka shkruar Morina.
Ky është postimi i tij i plotë:
Me sa e njoh une Arban Abrashi in, e besoj se e njoh bukur mire, nuk mundem me besu se AI eshte “organizator I bandave”!
Ajo qe mundem me besu eshte fakti se vetem Arban Abrashi mundet me rikthy Prishtinen e jo kurre Ismeti, Haziri, Izeti apo Avdia e AI tjetri!
Hapni rruge ju “pleqte e LDK se” se po vjen Arbani me “ushtaret” e rinj te LDK se!