Balena gjigante noton poshtë sërfistëve, një dron filmon skenën spektakolare (video)

Një surprizë për sërfistët që ishin mbledhur në brigjet e Doheny State Beach, pranë San Clemente, në jug të Los Angeles, Californi dhe për studentin e ri që ka filmuar skenën me dronin e tij.

Të hënën në 11 nëntor një balenë ka notuar poshtë grupit të sërfistëve që kishin ndaluar duke pritur dallgët e duhura.

Pamjet janë spektakolare: