Lajçak: Plani evropian është “merre ose lëre”, nuk ka gjasa të negociohet

Takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, për herë të parë do t`i kushtohet propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Kështu ka deklaruar në një intervistë emisari i BE-së Mirosllav Lajçak, i cili ka potencuar se presin që zyrtarisht palët të deklarojnë nëse e pranojnë planin.

Sipas Lajçakut, plani në vete është Lëre ose Merre! .

Ai tutje ka theksuar se plani nuk do të negociohet, sepse vetë plani është i hartuar nga Bashkimi Evropian dhe palët janë konsultuar pasi drafti i parë është ndarë me to dhe nuk shohim asnjë arsye as gjasa për negociata

`27 shkurti është sigurisht një ditë shumë e rëndësishme që do ta kemi takimin tonë mes dy liderëve, por për herë të parë do t’I kushtohet propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve. Pra, ju takon të dy liderëve ta bëjnë një ditë “D”. Shpresoj që do të jetë rezultati.

Presim që ata zyrtarisht dhe publikisht ta pranojnë planin evropian. Do të jetë më shumë se pranim gojor por nuk dua të flas për ceremony. Është shumë e rëndësishme të zbatohet ajo që do të dakordohet. Është e drejtë që ata ta thonë fjalën e tyre.

“Plani nuk do të negociohet. Është plan I hartuar nga BE, palët janë konsultuar në drafin e parë dhe nuk shohim asnjë arsye as gjasa për negociata”, u shpreh Lajçak në RTK.