Balla: Këta do të mbahen mend si dhunues (Video)

0
304

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas protestës së opozitës.

Ai përmes një postimi në facebook, shoqëruar me një video në të cilën shihet një qytetar duke shkulur një pllakë betoni, shkruan se shqiptarët dinë ta bëjnë qartë diferencën.

Postimi i plotë i tij:

Shqiptarët dinë ta bëjnë qartë diferencën. Kush punon për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes europiane???? dhe kush janë këta dhunues përsëritës të imazhit të Shqipërisë e që shquhen vetëm për të prishur gjithçka Shqipëria ndërton me mund. Gjithmonë këta do të mbahen mend si dhunues.

Shikojeni këtë video domethënëse se si shkaterrohet prona publike në hyrje të Kuvendit të shqiptarëve, në parkun që mban emrin e shqiptarit të madh “Fan Noli”.