Ballafaqimi me zjarret: Organizatat e dala nga lufta me një thirrje

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së i bëjnë thirrje faktorit njeri që të ketë kujdes dhe të jenë të vëmendshëm për të mos shkaktuar zjarre.
Njëkohësisht i bëjnë thirrje Veteranëve, Invalidëve dhe familjeve të Dëshmorëve që në bashkëpunim me autoritetet të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve, raporton Fokusi.info.

Përmes një postimi në Facebook, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK, Faton Klinaku iu ka bërë thirrje edhe Veteranëve, Invalidëve dhe familjeve të Dëshmorëve që në bashkëpunim me autoritetet të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.

Postimi i plotë:

THIRRJE

Të nderuar,

Duke pasur parasysh se po përballemi me temperatura ekstreme në Kosovë dhe duke parë gjendjen ekzistuese me zjarret, në bashkëpunim me Drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave z.Fadil KODRA, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së i bëjnë thirrje faktorit njeri që të ketë kujdes dhe të jenë të vëmendshëm për të mos shkaktuar zjarre.
Njëkohësisht iu bëjmë thirrje Veteranëve, Invalidëve dhe familjeve të Dëshmorëve që në bashkëpunim me autoritetet të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.