Klinaku i OVL-UÇK-së: Koordinim kundër interesit të veteranëve me Listën Serbe dhe kriminelin Milan Radoiçiq

Udhëqësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar lidhur me përgjimet e bisedave të Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq dhe koordinimin e saj me krimininelin, Milan Radoiçiq, shkruan Fokusi.info.

Klinaku ka thënë se ka qenë e ditur se pushteti ishte koordinuar me listën serbe kundër veteranëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se me publikimin e përgjimeve nga Nacionale, po dëshomohet se koordinimi kundër veteranëve me Listën serbe dhe me kriminelin Milan Radoiçiq.

“Se pushteti ka qenë i koordinuar me listën serbe kundër veteranëve të luftës së UÇK’së, e kemi thënë edhe në media duke u bazuar që vitin e kaluar lista serbe vetëm ka votuar kundër veteranëve e pastaj e ka lëshuar sallën.”

“Tash po dëshmohet edhe me përgjime duke u koordinuar për shumë gjëra (kundër interesit të veteranëve dhe qytetarëve) me listën serbe dhe kriminelin Milan Radoiçiq.” – ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.