Në një parking të festivalit Paléo të Nyonit, Kantoni Vaud në Zvicër, në mbrëmjen e të premtes ka shpërthyer një zjarr i madh. Për pasojë, gjashtë vetura janë djegur në tërësi dhe është dashur të hiqen nga aty.
Dhjetë automjete tjera, ndonëse janë dëmtuar, kanë qenë në gjendje teknike për t`u vozitur, shkruan srf.ch.
Policia Kantonale e Kantonit Vaud ka konfirmuar lajmin mbi këtë zjarr, të publikuar nga shumë medie.
Ende vazhdon të jetë i paqartë shkaktari i zjarrit në fjalë, transmeton albinfo.ch. Por, duke qenë se veturat ishin parkuar në një hapësirë të mbuluar me kashtë (trualli i parkingut), sipas policisë, është shumë e mundur që zjarri të ketë shpërthyer nga kontakti i katalizatorëve të nxehtë të veturave me kashtën.
Zjarri ka shpërthyer pak para orës 19:00 dhe është shuar shpejt pastaj.