Ballkani Perëndimor në fokus të samitit të ardhshëm të BE-së

Ballkani Perëndimor, perspektiva evropiane e gjashtë vendeve dhe bashkëpunimi midis tyre është në fokus të samitit në qytetin polak Poznanj në të cilin marrin pjesë shefa të qeverive, ministra, përfaqësuesve të organizatave joqeveritare të gjashtë vendeve ballkanike dhe të disa vendeve të Evropës Perëndimore.

Në këtë takim vendet anëtare të Bashkimit Evropian, pjesëmarrës në Samit, siç janë: Gjermania, Austria, Italia, Polonia dhe Bullgaria do të tentojnë ta nxisin bashkëpunimin midis Shqipërisë, Bosnjë- Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, kundrejt konflikteve dhe çështjeve të pazgjidhura që ekzistojnë midis disa tyre.

Bisedohet për projektet e përbashkëta infrastrukturore, për bashkëpunimin shkencor, njohjen reciproke të diplomave, shkëmbimin e të rinjve dhe lehtësimin e tregtisë, siç janë kalimet e përbashkëta doganore.

Kancelarja gjermane Angela Merkel paraprakisht deklaroi se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka perspektivë evropiane, por ekzistojnë edhe shumë sfida të tjera që duhet të tejkalohen.

Në fjalimin e saj para samitit në Poznanj, Merkel vlerësoi se gjendja në Ballkanin Perëndimor është e qetë, por se rruga edhe më tej është me gjemba. Megjithatë, sipas saj, në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka shembuj pozitivë të zgjidhjes së konflikteve siç janë rasti me Maqedoninë dhe Greqinë.

“Kontesti ka zgjatur me vite dhe në bazë të inkurajimit politik të kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, konflikti është zgjidhur me sukses, kështu që hapet perspektivë për fillimin e negociatave inkuadruese edhe për përfshirjen në NATO, Shembujt e këtillë pozitivë do të duhet të na inkurajojnë që t’i zgjedhim problemet edhe në Bosnjë-Hercegovinë edhe midis Serbisë dhe Kosovës”, konsideron Merkel./Alsat/