Ballkani sot nis rrugëtimin në fazën e grupeve të Conference League, përballet me Viktoria Plzen

Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani, sonte do të nisë kampanjën e finaleve në UEFA Conference League.

Në “Doosan Arena”, ekipi i Ilir Dajas do të përballet me ekipin çek Viktoria Plzen.

Loja pritet të nisë në ora 21:00.

Një ditë para ndeshjes trajneri Ilir Daja dhe sulmuesi Albin Berisha, u shprehën optimistë për një lojë të mirë.

Kjo është hera e dytë që kampioni i Kosovës arrin në fazën e grupeve të kësaj gare.

Edicionin e kaluar ky ekip arriti t’i marrë katër pikë, me një fitore dhe një barazim.

Sonte Ballkani do të paraqitet pa disa emra të njohur si:Albion Rrahmani, Meriton Korenica etj.