Banja “Nëna Naile” dhe UBT nënshkruajnë marrëveshje

Sot, Banja jonë “Nëna Naile” me Drejtor të Përgjithshëm Dardan Novosella, nënshkruam Marrëveshjen për ofrimin e kryerjes së praktikës për studentët e Kolegjit UBT, programi Baçelor Profesional në Fizioterapi, transmeton Fokusi.info.

Studentët e këtij Kolegji do kenë mundësi t’i zgjerojnë aftësitë e tyre profesionale, duke parë për së afërmi tek “Nëna Naile” se si aplikohen terapitë fizikale dhe rehabilituese dhe ato t’i demonstrojnë në praktikë./Fokusi.info/