Banorët bllokojnë rrugën, shkak ndërprerja e energjisë elektrike

Dhjetëra banorë janë duke protestuar në rrugën te udhëkryqi në Kijevë, shkruan Fokusi.info.

Mësohet se ata kanë bllokuar rrugën dhe nuk po lejojnë që të kalojnë makinat, dhe arsye për këtë është ndërprerja e energjisë elektrike që u është bërë nga ana e KEDS.

Siç shihet edhe në fotografitë që na i dërgoi lexuesi i Fokusit, policia ka arritur në vendngjarje dhe është duke biseduar me ta./Fokusi.info/