Ngatërruan Genk me Gent, dy tifozë shkojnë në tjetër qytet dhe humbasin ndeshjen e Liverpoolit

Dy tifozë të Liverpoolit kanë bërë një ngatërresë, duke udhëtuar për në qytet tjetër dhe kështu kanë humbur ndeshjen e së mërkurës në Champions.

Rregulli i parë që duhet bërë kur dilni jashtë vendit tuaj, është të siguroheni mirë se në cilin qytet po udhëtoni.

Fatkeqësisht, dy tifozë të Liverpoolit kanë harruar të bëjnë mirë kërkimet e tyre para se të udhëtonin në Belgjikë, dhe si rezultat përfunduan 95 kilometra larg vendit ku duhej të shkonin.

Ata kishin udhëtuar për të parë Liverpoolin teksa luante në Genk, në Ligën e Kampionëve.

Por, Rob nga Lodra dhe Lee nga Leicesteri, në vend që të shkonin në Genk, udhëtuan për në Gent, dy orë larg nga vendi ku zhvillohej ndeshja.

Duke parë se kanë gabuar vendin dhe se nuk kanë kohë të mbërrijnë në Genk, ata vendosen të ndjekin ndeshjen në një kafene lokale në Gent.