Baraliu habitet me Albin Kurtin: Qysh ka eksportuar Kosova energji kur kryeministri vajtonte se nuk bën pa trefishuar tarifat?

Analisti Bleron Baraliu, ka shtruar një dilemë përmes një pyetjeje rreth eksportimit të energjisë elektrike.

Baraliu ka thënë se kryeministri Kurti ka vajtuar se nuk mund të eksportojmë energji pa u trefishuar tarifat, por tani po del se Kosova ka eksportuar energji.

Tutje, Baraliu ka shtruar edhe disa pyetje të tjera rreth kësaj teme.

Këtu keni postimin e tij të plotë:

“A mundet dikush me ma sqaru, si është e mundur që Kosova ka eksportuar energji gjatë kohës kur kryeminstri vajtonte se nuk bën pa trefishuar tarifat sepse jemi të detyruar të importojnë rrymë?! A mundet dikush t’a gjej se sa energji është eksportuar, si, pse, nga kush?!”, ka shkruar Baraliu në llogarinë e tij në Facebook.

Përndryshe, kujtojmë se Kosova nën udhëheqjen e Qeverisë Kurti është përballur me një krizë të jashtëzakonshme energjetike. Fillimisht ka pasur reduktime të mëdha në fundvitin e kaluar dhe më pas pasoi edhe shtrejtimi i energjisë elektrike. Kjo ka ngjallur pakënaqësi të jashtëzakonshme tek qytetarët e vendit.