Barcelona befasohet në shtëpi nga Osasuna

Osasuna e ka mposhtur në “Camp Nou” Barcelonën me rezultat 1 – 2. Barcelona pas kësaj humbje e ka humbur edhe titullin e kampionit në Spanjë pasi që Real Madridi e mposhti Villarealin në anën tjetër.

Osasuna ishte dy herë në epërsi në këtë takim. Fillimisht në minutën e 15-të shënoi Jose.

Barcelona u kthye në lojë me futbollistin më të mirë në botë, Leo Messi, që shënoi super gol nga goditja e lirë.

Në minutat e fundit të takimit, Torres, e shënoi golin e dytë për Osasunën për ta marr një fitore të madhe.

Vlen të ceket se mysafirët ishin me një lojtar më pak nga minuta e 77-të e takimit.