Përleshje e përgjithshme në një ndeshje futbollistike, tre të vdekur dhe dhjetra të plagosur (video)

Tre persona janë vrarë dhe rreth dhjetë të tjerë janë plagosur në trazirat mes tifozëve të klubeve rivale të futbollit në kryeqytetin Honduran, Tegucigalpa.

Dhuna shpërtheu përpara një ndeshje të planifikuar midis klubeve Motagua dhe Olimpia të shtunën në mbrëmje.

Gjithçka nisi kur turmat hodhën gurë në autobusin e ekipit Motagua, duke plagosur tre lojtarë me copa xhami të thyer.

Luftimet vazhduan si brenda ashtu edhe jashtë Stadiumit Kombëtar pasi zyrtarët anuluan lojën.

“Tre njerëz vdiqën dhe shtatë u sulmuan dhe u qëlluan me thikë. Tre prej të rriturve të plagosur janë në gjendje kritike”, tha zëdhënësja e spitalit lokal Laura Schoenherr për agjencinë Reuters.

Më shumë se 10,000 njerëz ishin tashmë në stadium kur shpërtheu dhuna.

Shumë u kapën në stampedo ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të larguar rebelët.

Klubi Motaguafajësoi anëtarët e klubit tifoz Ultra-Faithful Olimpia, duke thënë “kjo duhet të sanksionohet ashpër nga autoritetet”.

https://youtu.be/ImtSH2MxnOc