Barcelona e mposht Atleticon me super golin e Leo Messi (Video)

Barcelona e ka fituar derbin ndaj Atletico Madridit në ‘Wanda Metropolitano’ me rezultat minimal 0 – 1.

Sigurisht gjithçka bëhet më e lehtë kur në skuadër është një futbollist me emrin Leo Messi, i cili vendosi edhe këtë sfidë.

Ndeshja ishte e hapur dhe me mjaft raste por goli mungoi deri në 10 minutat e fundit të ndeshjes.

Ishte ylli argjentinas, i cili në minutën e 86-të, pas një kombinimi me Luis Suarez realizoi golin e vetëm të ndeshjes.

Barcelona rikthehet në pozitën e parë me 31 pikë, aq sa ka edhe Reali në vendin e dytë. Atletico në pozitën e gjashtë numëron 25 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=7-JPsmQUQ9w