Bartja e të dënuarve në të njëjtën veturë, suspendohet zyrtari i Shërbimit Korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) njofton opinionin publik se, autoritetet brenda këtij shërbimi me të kuptuar se të dënuarit, Shkumbin Mehmeti dhe Bedri Krasniqi të cilët vuajnë dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë janë transportuar në të njëjtin automjet për në gjykatë, menjëherë ka ndërmarr masa duke e suspenduar zyrtarin përgjegjës për organizimin e këtij transportimi, deri në përfundim të hetimeve.

“Edhe përkundër faktit se të burgosurit e apostrofuar në këtë rast janë transportuar me automjet të dedikuar për Rrezikshmëri Shumë të Lartë, automjeti transportues është i ndarë në dy pjesë, ku të burgosurit nuk mund të kenë kontakt mes tyre”, thuhet në komunikatë.

SHKK njofton se pas gjithë kësaj mbeten të përkushtuar që secilin rast të raportuar të hetohet dhe të zbardhet deri në fund. “SHKK, në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet në Republikën e Kosovë, synon të korrektojë dhe risocializojë të burgosurit duke respektuar të drejtat e tyre fundamentale pa marrë parasysh racën, gjuhën dhe religjionin”.