Masakra në Bucha, rusët ua lidhën këmbët e duart civilëve dhe i vranë

Rreth 280 persona janë varrosur deri tani pas masakrës së kryer nga rusët në qytetin Bucha të Ukrainës, derisa po tërhiqeshin nga atje.

Pamjet që u publikuan gjatë së shtunës, tregonin trupa të viktimave, kryesisht burra, rrugëve të këtij qyteti, përcjell Demokracia.com.

Në rrjetet sociale janë publikuar video ku shihen civil të mbyllur brenda një podrumi, të lidhur me duar prapa, të cilët më pas thuhet se u ekzekutuan me plumba në kokë.

Kryetari i Kievit, Vitaly Kitschko ka thënë se ajo që ka ndodhur në këtë qytet, mund të përshkruhet vetëm si gjenocid.

Ndonëse Rusia ka nisur tërheqjen nga disa qytete pas marrjes në kontroll nga Ukraina, një numër i lartë i viktimave është shënuar gjatë këtyre ditëve.