Basha: Aksioni i deputetëve të PD në Parlament, një teatër

Lulzim Basha e cilëson një teatër aksionin e deputetëve të PD në Parlament.

Në takimin me demokratët e degës 12 të PD, Basha tha se aksioni i opozitës ka shërbyer si mburojë për kryeministrin Edi Rama pasi i është shmangur llogaridhënies në Parlament.

Sipas Bashës, gjatë tre muajit aksion, deputetët e PD kanë dështuar në plotësimin e kërkesave të tyre.

Lulzim Basha: Kanë tre muaj që ata janë alibia e Edi Ramës. Ata janë tutat e lakuriqësisë së Edi Ramës, lakuriqësisë së tij politike. I veshin tuta sa herë që vjen në Parlament. Nuk e lejnë që të ekspozohet, të japë llogari, të mbajë përgjegjësi. Edhe sikur motivet e tyre të ishin të drejta, njeriu ndalet dhe analizon çfarë ka arritur në tre muaj. Asgjë! Përkundrazi, Edi Rama ka ndryshuar ligjin për komisionet hetimore duke e bërë hetimin parlamentar shumë më të papërshtatshëm. Këta bëjnë teatër sepse njëri mendon se faktorizohet duke bërë pelivanlliqe dhe akrobatësira dhe tjetri i kalon të gjitha ligjet në errësirë të plotë.

Klan News