Basha del në konferencë dhe jep mesazhet: PD dhe opozita gati për proces politik

Kreu i PD, Lulzim Basha, një ditë pas protestës së mbajtur në Tiranë, ka dalë në një komunikim me mediat.

Basha pasi ka falënderuar të gjithë ata që dolën në këtë protestë, të cilën ai e quajti madhështore dhe marshimin më të madh, ka dhënë edhe disa mesazhe.

Mesazhin e parë Basha e ka dhënë  për qeverinë, duke bërë me dije se kjo protestë nuk do të ndalojë deri në largimin e kreut të qeverisë, Edi Rama, ndërsa mesazhin e dytë e ka dhënë për të gjithë të arrestuarit gjatë protestave, duke thënë se drejtësia për ta do të vihet në vend.

Basha është shprehur se ka marrë mesazhe nga ndërkombëtarët, dhe se e mirëpret angazhimin e tyre për të zgjidhur krizën politike në vend, ndërsa ka shtuar se PD dhe opozita janë gati të përfshihen në një proces politik me ndihmën e ndërkombëtarëve.

Pjese nga fjala e Bashes:

Ky ishte një mesazh kombëtar i qartë dhe i prerë për këto dhe në veçanti për pengmarrësin e Shqipërisë, demokracisë dhe drejtësisë, që ka bllokuar derën e BE, se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë hap pas, bashkimi ynë ka marrë përmasa që i tejkalojnë kufinjt politik të mbështetësve.

Përshëndes të gjithë ata socialist që iu  bashkuan dje kësaj protestë, duke dhënë mesazh se kjo që kemi nisur është një beteje për të transformuar vendin dhe nuk është betejë për pushtet.Kjo pjesëmarrje dëshmoi besimin e madh që qytetarët kanë tek kauza e vendosmërisë sonë të hekurt për të mos bashkëpunuar me krimin.

Zemra e protestës vazhdon të jetë kryeqyteti, mirënjohje qytetarëve të Tiranës, por edhe më të madhe e atyre që erdhën nga çdo skaj i vendit.Do ta ndryshojmë fatin e vendit, nuk do ta lëmë në duart6 e një njeriu që ka marrë peng të ardhmen e shqiptarëve.

Mesazhin e dytë e kam për ata dhjetëra të shoqëruar të shtunën që u bashkohen të arrestuarve të tjerë më parë, dua tu them se nuk jeni vetëm. Sakrifica juaj për demokraci është shënuar në kujtesën e opozitës, por dhe në mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve. Ju siguroj se cdo e drejtë  e juaj  e dhunuar do të vihen në vend, dhunuesit do vihen para drejtësisë, duke nisur me pinjollin e Ramës.

Këtij palo gjyqtari i them që asgjë nuk do të shpëtojë nga shkelja flagrante e ligjit. Shqiptarëve ju them se nuk do ta lëmë reformën në drejtësi  të përfundojë duke i dhënë në dorë të gjitha institucionet në dorë të Ramës,  është një ndër qëllimet kryesore të protestës, të ndajmë institucionet nga krimi.Mesazhet e partnerëve tanë janë të qartë, ata thonë fut në burg kriminelët, ky fut protestuesit, ata thonë s’ka zgjedhje pa opozitë, ky mendon se do shkojë në zgjedhje…Koha e kriminelit ka mbaruar.

Sot shqiptarët e kanë marrë fatin në dorë, asgjë nuk do na pengojë në rrugën tonë drejt BE.

Ky mesazh kumboi mbrëmë në entuziazmi i protestës, që nuk e fiku as shiu dhe jo më ta fikë një barbarë që përdor dhunë shtazarake kundër qytetarëve të vet.Populli dhe opozita do e vazhdojnë këtë betejë deri në fund.

E mirëpres angazhimin e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita janë gati të përfshihen në një proces politik me ndihmën e ndërkombëtarëve.Largimi i Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik, dhe një qeveri tranzitore.