Basha e quan mjerim përleshjen në Kuvend: Opozita i ka humbur tenderët, me dhunë po duan ta marrin pushtetin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha e ka quajtur mjerim dhunën e ndodhur në Kuvend ndërmjet deputetëve të pozitës e opozitës, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, opozita po do që me dhunë ta marrë pushtit ngase ka humbur gjithçka përfshirë edhe tenderët.

“Ju e patë është për mjerim përveç se i kanë humbur tenderët, kanë humbur gjithçka e tash me dhunë e duan pushtetin”.