Moti sot në Kosovë

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i qetë.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se kjo situatë meteorologjike vjen si rezultat i masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim të IHMK-së.