Basha i kundërpërgjigjet Hazirit për shkuarjen në zgjedhje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri pasi që ky i fundit në “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se edhe nëse arrihet marrëveshja me Serbinë vendi do të shkojë në zgjedhje.

Basha ironizoi duke thënë se nuk vendos Haziri për shkuarjen në zgjedhje në Kosovë.

Sipas tij, vendi do të shkoj në zgjedhje por vetëm pas dy vite e gjysmë, teksa Basha shtoi se opozita ka dëshirë që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Kjo qeveri ka mandatin katër vjeçar, normal që dalin e thojnë se kanë qef se Lutfi Hazirit tash i ka hup zgjedhjet në Gjilan e ka qef me qenë në Qeveri dhe është shumë i mirëseardhur”, deklaroi Basha në “Info Nata”.

“Nuk po them që nuk do të ketë zgjedhje por duhet me prit edhe dy vite e gjysmë”, shtoi ai.