Basha i VV-së sulmon opozitën: Kosova sot më shumë po sanksionohet nga opozita, se sa nga Lajçaku

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Dimal Basha ka reaguar përmes një statusi në Facebook për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duke akuzuar opozitën.

Basha ka treguar se janë mbi 300 milionë euro marrëveshje ndërkombëtare që presin të votohen me 80 vota në Kuvend.

Ai referuar përplasjeve të fundit të partisë në pushtet me emisarin special të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, ka thënë se opozita po e sanksionon më shumë Kosovën sesa vet Lajçak.

“Kosova sot më shumë po sanksionohet nga opozita, se sa nga Lajçaku!” ka shkruar ai.