Qeveria refuzon kërkesën e Thaçit për pezullimin e lëvizjes së kufizuar

Presidenti Hashim Thaçi sot kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë vendimin për kufizimin e lëvizjes që e mori mbrëmë.

Por, një kërkesë e tillë nga Presidenca do të kthehet prapë nga Ekzekutivi, pasi që ky i fundit është i vendosur që të mbajë këtë masë si preventivë për përhapjen e koronavirusit, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha për klankosova.tv se nuk është duke u shqyrtuar kjo kërkesë dhe se vendimi i është dërguar të gjitha institucioneve përkatëse.

“Qeveria mbrëmë ka marrë këtë vendim dhe nuk do ta shqyrtojmë. Vendimi i është dërguar të gjitha institucioneve dhe po zbatohet”.

Këtë kërkesë Thaçi ia dërgoi Kurtit edhe përmes letrës, por ende nuk dihet nëse ky i fundit do t’ia kthejë letrën.