Bashkatdhetari Fatmir Elezi shpreh gatishmërinë t’i bartë falas trupat e pajetë të aksidentit në Kroaci

Bashkatdhetari Fatmir Elezi, i cili është pronar i një kompaninë për bartjen e kufomave, ka shprehur gatishmërinë e tij që të dhjetë trupat e pajetët të bashkatdhetarët që humbën jetën sot në aksidentin tragjik në Kroaci, t’i bartë për në Kosovë me shpenzimet e tij.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, vet Elezi.

Ai ka thënë se për këtë çështje i është drejtuar Ambasadës së Kosovës në Zagreb dhe se është duke e pritur konfirmimin e tyre.

“Jemi tronditur me lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci. Ne si kompani shprehim gatishmërinë tonë që në mënyre vullnetare ku do marrim përsipër të gjitha shpenzimet e transportit të viktimave për në vendlindje. Për këtë çështje i kam shënuar edhe Ambasadës së Kosovës në Kroaci dhe jam duke e pritur përgjigjën e tyre”, ka thënë Elezi.