Bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Idriz Asllani nderohet me çmimin “Nderi i Qytetit”

Veprimtari i çështjes kombëtare Dhe bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Idriz Asllani është nderuar me çmimin “Nderi i Qytetit” nga Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë, shkruan Fokusi.info.

Ky çmim Asllanit i është ndarë sot në manifestimin për shënimin e 21 vjetorit të çlirimit të Vushtrrisë.

Përveç Asllanit, çmimi “Nderi i Qytetit” i është ndarë edhe Kujdesit Parësor Shëndetësor të Komunës së Vushtrrisë.

Kurse, me çmimin “Qytetar Nderi”, Vushtrria nderoi Humanistin Halil Kastrati dhe Ambasadorin e OSBE-së, norvegjezit Jan Braathu./Fokusi.info/