Bashkëshortja e Nasim Haradinajt: Si familje, ne presim që përfundimisht të lirohet nga aktakuza

Bashkëshortja e Nasim Haradinajt, Xheljonja, është deklaruar sot për media, me rastin e lirimit të burrit të saj.

Ajo në Info Magazine, rrëfeu pak nga momentet se si kishte kuptuar për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së nga Gjykata Speciale, transmeton klankosova.tv.

”Së pari unë s’kam marrë lajm hiç”.

”Se as avokati s’u lajmëru, as unë si familjare s’jam lajmëru. Nasimi, s’është i liruar nga aktakuza ende. Dhe ne si familje presim që Nasimi me u liru prej aktakuze, se nuk është i liruar nga aktakuza”.

Ajo ka thënë se vitet me mosprezencën e bashkëshortit të saj, Nasim Haradinajn, ishin të mundimshme.

”Por prapë se prapë, shumë u gëzova kur e pashë Nasimin, sepse ai si gjithëherë është i hareshëm”.