Bashkëshortja ia dhuron veshkën – s’ka para për operacionin

Transplanti i veshkës që Qëndrim Abazi bëri para tre vjetësh ka dështuar.

Organi që iu dhurua nga nëna, nuk i kreu punë 27 vjeçarit nga Ferizaj.

Kështu, ai duhet t’i nënshtrohet sërish një operacioni të njëjtë, meqë i është përkeqësuar gjendja, njofton Klan Kosova.

Për transplantin e veshkës që tash ia dhuron bashkëshortja, familjes i duhet një shumë të cilën e ka të pamundur ta sigurojë.

Andaj, po kërkon ndihmë nga të tjerët.

Vullnetmirët që duan ta ndihmojnë Qëndrim Abazin, mund të kontaktojnë përmes këtij numri: 044858992.