Bashkia e parë që nisi procesin e numërimit

Pusteci është bashkia e parë ku ka nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit. Kjo bashki është e minoritetit maqedonas dhe numëron gjithsej 4366 zgjedhës. Mësohet se këtë të dielë kanë votuar 1606 qytetarë.

Siç raporton gazetarja Daniela Zisi, forcë e parë politike në vitin 2017 në Pustec ka dalë LSI-ja, e dytë PS-ja dhe e tretë PD-ja.

Ndërkohë në zonat e tjera të vendit nuk ka nisur ende procesi i numërimit të votave. Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se në votime kanë marrë pjesë në rang vendi 48.59% e zgjedhësve.

Pritet që procesi i numërimit të nisë së shpejti edhe në qarqet e tjera të vendit. Deri tani nuk raportohet për incidente gjatë transportimit të kutive të votimit në qendrat e numërimit./tvklan.al