Bashkia e Romës ndalon përdorimin e makinave me naftë

0
289

Makinat me motor me naftë nuk do të lejohen më në qendër të Romës duke filluar nga viti 2024, ka njoftuar kryebashkiakja e kryeqytetit italian.

“Ne duhet të veprojmë sa më shpejt kundër ndryshimit të klimës”, ka thënë Virginia Raggi përmes një mesazhi në Facebook, duke iu referuar fjalimit të saj, disa ditë më parë, gjatë një konference për shtyp, në Meksiko Siti.

“Unë njoftoj se duke filluar nga viti 2024, përdorimi i automjeteve me naftë do të ndalohet në qendër të qytetit të Romës. Nëse duam të veprojmë seriozisht, duhet të kemi kurajën për të marrë masa të forta”, ka shtuar ajo.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe kryebashkiakia socialiste e Parisit, Anne Hidalgo, e cila vitin e kaluar 2024-tën ka caktuar si vitin për të shmangur qarkullimin e makinave me naftë.

Image result for kryebashkiakia e Romes Raggi