Bastisja e banesës së ish-këshilltarit të Thaçit, flasin nga Specialja

Në media sot u raportua se është bastisur banesa e Adil Behramajt, ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që është i akuzuar në Hagë.

Menjëherë pas raportimeve, lajmi.net ka kontaktuar me Christopher Bennet nga zyra e Prokurorit të Specializuar, shkruan lajmi.net.

Bennet, për lajmi.net, në kërkesën për detaje për bastisjen e banesës së Behramajt, ka thënë se ZPS nuk bën komente në lidhje me hetimet e saja.

“Faleminderit për pyetjen tuaj. ZPS nuk komenton hetimet e saja”, ka thënë Bennet për lajmi.net..

Behramaj kishte shërbyer si këshilltar politik i Thaçit në kohën sa ky ishte president i vendit.

Arsyet e një veprimi të tillë nga Prokuroria e Specializuar nuk dihen dhe mbesin të paqarta, sidomos në një periudhë kur periudha e zbulimit të provave është në fazën finale dhe gjykimi pritet të fillojë pas një muaji.