Borrell: Javën e ardhshme do ftoj Vuçiç dhe Kurtin në takim në Bruksel

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell ka bërë me dije se do të ftojë në një takim Serbinë dhe Kosovën. Në fokus do të jenë ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ndërsa sipas Borell takimi do të zhvillohet në Bruksel në javën e ardhshme.

“Duke parë situatën që po përkeqësohet çdo ditë, ne jemi në një gjendje të menaxhimit të krizave. Do t’i ftoj të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhim krize këtu në Bruksel javën e ardhshme”, ka deklaruar ai para nisjes së takimit të ministrave të brendshëm dhe NATO-s.

Borrell më herët ka bërë thirrje se vendet duhet të investohen në shtensionim të situatës. Lidhur me planin me pesë pika të kryeministrit të Kosovës për zgjidhje të situatës, Borrell deklaroi se nk përmbush pikat themelore për stabilitet.