Këshilltari për Siguri Kombëtare i Trump: Kënaqësi t’i pres liderët e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë

Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Robert O’Brien ka mirëpritur takimin e 27 qershorit midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

I Dërguari Special i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi ka organizuar një takim midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi i cili do të jetë edhe hapi i parë i rifillimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë drejt një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse me njohje reciproke është mirëpritur edhe nga Këshilltari i Për Siguri Kombëtare i Donald Trump, Robert O’Brien.

Ai është shprehur se mirëpret liderët e Kosovës dhe Serbisë së bashku me Richard Grenellin në Shtëpinë e Bardhë duke shtuar se SHBA-të janë të interesuara për këto bisedime.

“Kam kënaqësinë të pres liderët e Serbisë dhe Kosovës me Richard Grenellin në Shtëpinë e Bardhë. Shtetet e Bashkuara janë duke pritur për këto diskutime të rëndësishme. – Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien”, thuhet në reagimin e llogarisë të Këshillit për Siguri Kombëtare të SHBA-ve në Twitter.