Bastisja në familjen Fazliu, Klinaku: Zyra e Prokurorisë Speciale në mungesë të fakteve bën filma

Kryetari i OVL-UÇK, Faton Klinaku ka reaguar ashpër ndaj bastisjes së sotme që po bëhet nga ana e EULEX-it dhe Prokurorisë Speciale, në familjen e heronjëve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë.

Klinaku në reagimin e tij tutje thotë se “Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre.

Postimi i plotë i tij:

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar bastisjet e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë.

P.S

ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz.