Del në tregun zviceran pija energjitike “Shqip King”

Duket se historia e fillimshekullit të XXI në Zvicër është ngushtë e lidhur me shqiptarët. Ndikuar edhe nga kombëtarja helvete që e ka popullarizuar shqiponjën dykrenore, së fundi në Zvicër qarkullon një Energy-Drink e prodhuar në Austri që mban emrin “Shqip King” dhe si simbol ka gjestin e shqiponjës dykrenore.

Deri tani pija e re energjitike ka shitur 150 mijë kanaçe dhe është futur në tregun helvet.

Pronari i firmës Markus Brunn (33) ka theksuar se një pjesë e madhe e fitimeve nga shitja e pijeve do përdoret për investime në trojet shqiptare si Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Kosovë.