Baton Haxhiu kërkon falje për deklaratën e tij: U keqkuptova

Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu ka thënë se deklarata e tij për “amnistinë e krimeve” është nxjerrë qëllimisht jashtë kontekstit për t’u linçuar figura e tij.

Haxhiu në “RTV Dukagjini thotë “grupi linçues” nxori sekuencën 35 sekondëshe nga deklarata e tij për të hequr vëmendjen nga deklarata e Shkëlzen Gashit.

“Në debat e sipër u krijua një kakofoni dhe unë nuk kisha mundësi të sqaroj se çka nënkuptoja me atë amnisti”, tha ai.